Southgate: Presionin nuk e përballojnë të gjithë lojtarët, kemi Sterling dhe Kane që japin siguri

by admin
Spread the love

Në prag të debutimin në Botëror, trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka folur për gjendjen e skuadrës së tij.

“Ka ekuilibër në grup. Ka me siguri eksperiencë për këto momente dhe kjo është diçka e rëndësishme, sepse jo të gjithë lojtarët e dinë se si duhet të ndihesh për të udhëhequr skuadrën angleze drejt suksesit. Ndonjëherë nuk e di se si do të reagojnë njerëzit derisa zbresin në fushë dhe disa nuk ia dalin.

Sterling dhe Kane japin siguri, sepse kanë qenë edhe më parë në qendër të vëmendjes dhe janë mësuar që të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në klubet e tyre.

Maddison nuk është stërvitur që kur kemi ardhur në Katar dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme. E njëjta situatë edhe për Kyle Walker (do mungojë nesër), që po bën progres dhe jemi më mirë me pritshmëritë në lidhje me rikuperimin e tij”, ka thënë Southgate. / Oversport.tv

Foto: England Twitter

You may also like