Sot takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryenegociatorët e Kosovë dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE Miroslav Lajçak.

Temë kryesore e takimit pritet të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe hapat drejt çtensionimit të situatës në veri.

Javën e kaluar në një takim që ka zhvilluar kryenegociatori Besnik Bislimi me të dërguarin e BE-së Lajçak janë pajtuar për hapat që do të ndërmarrë Kosova për çtensionimin e situatës në veri e që sipas palës kosovare krijojnë parakushte nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 Shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 Mars. /tvklan.al

You may also like