Sot protesta para Qeverisë dhe Prokurorisë për skandalin në Klinikën e Onkologjisë

by admin
Spread the love

Grupi joformal “Protesta kundër vrasjes në Onkologji”, për sot në ora 18 ka paralajmëruar protestë para Qeverisë dhe Prokurorisë, për siç thonë, krimit në Klinikën e Onkologjisë.

Në protesta do të kërkohet hetim për të gjithë të përfshirët në skandalin e Klinikës për Onkologji.

Ish-pacientët dhe të afërmit e pacientëve nga Onkologjia kërkojnë që PTHP të dalë me detaje për rrjedhën e hetimeve brenda një jave, për të hetuar përfshirjen e ish-ministrit Venko Filipçe dhe drejtorit Nino Vasev, për të zgjeruar hetimet në punën e onkologjisë së fëmijëve, rishikim të plotë të punës së Klinikës së Onkologjisë, vendime gjyqësore të formës së prerë për të gjithë ata që janë të përfshirë në krimin dhe krimin e onkologjisë, që pacientët të kenë një pasqyrë të vetë hetimit.

Qytetarët kërkojnë që prokuroria të hapë hetime nëse ish-drejtoresha e Onkologjisë, e cila ende punon në këtë klinikë, është e përfshirë në skemën skandaloze të vjedhjes së ilaçeve.

Protestës së sotme është bërë e ditur se do t’i bashkohen edhe anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Shëndetësisë./Telegrafi/

MARKETING




You may also like