Sot, Peja përballet me Plevlën në Ligën Ballkanike

by admin
Spread the love

Skuadra e Pejës do ta kërkoj fitoren e radhës në Ligën Ballkanike pas humbjes që e pësoi vikendin e shkuar në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sonte, Peja luan në palestrën “Karagaçi” kundër ekipit Plevla nga Mali i Zi, ndeshje kjo që starton në orën 20:00.

Kampionia e Kosovës llogaritet favorite në këtë përballje, duke pasur parasysh se Plevla nuk e ka asnjë fitore këtë edicion në Ligën Ballkanike. Zë vendin e fundit në tabelë me 7 pikë pas shtatë humbjeve në po aq përballje, ndërsa Peja është e katërta me 10 pikë të mbledhura pas gjashtë ndeshjeve të luajtura.

Krahas Pejës, pjesë e Ligës Ballkanike është edhe Sigal Prishtina, ekip që po ashtu ka 10 pikë të tubuara.

Këtë edicion, në Ligën Ballkanike po marrin pjesë vetëm pesë skuadra.

You may also like