Sony prezanton Xperia 1 IV, smartphone i parë me zoom optik

by admin
Spread the love

Sony zbuloi zyrtarisht Xperia 1 IV, atë që kompania e cilëson smartphone e parë në botë me një zoom të vërtetë optik.

Kolosi japonez shfrytëzoi përvojën e tij në fushën e fotografisë për të krijuar pajisjen e re Xperia 1 IV, me një sërë opsionesh që vijnë direkt nga sektori fotokamerave profesionale, si Sony Alpha.

Përveç një objektivi me zoom optik 85 – 125 mm, Xperia 1 IV mundëson shkrepje në 4K në 120 fps, funksione të streaming live, Real-time Eye AF, Real-time Tracking për gjithë lentet dhe Optical SteadyShot me FlawlessEye, ose teknologji që normalisht gjenden në pajisjet e dedikuara për foto dhe video, dhe jo smarphone.

Ashtu si zoom në fotokamera, telefoni mund të ndryshojë aperturën sipas niveleve të ndryshme për të kapur pak ose shumë dritë.

Në njoftim, Sony publikoi edhe disa detaje të skedës teknike të Xperia 1 IV, që do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 8 Gen 1 dhe bateri 5.000 mAh me rikarikim në 30 Watt.

Për fat të keq mungon rikarikimi wireless dhe në paketimin e telefonit do të mungojnë edhe rikarikuesi dhe kablloja USB-c. Ekrani është 4K Amoled, 6,5 inç me refresh date 120 Hz.

Reparti fotografik përbëhet nga katër lente: lente kryesore 12 MP, teleobjektiv 12 MP, kënd ultra i gjerë 12 MP dhe njësi ToF 3D. Në pjesën e përparme është një kamera për selfie, 12 MP.

Smartphone mund të blihet në dy konfigurime të ndryshme: 12 GB RAM dhe memorie 256 ose 512 GB, me çmimin bazë 1,399 eurosh.

/ ANSA

 

You may also like