SONDAZH – Duda, lideri i huaj më i besuar nga ukrainasit

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 11 janar /ATSH-PAP/- Presidenti polak, Andrzej Duda gëzon besimin më të madh nga qytetarët ukrainas midis të gjithë liderëve të huaj, sipas një sondazhi të kryer nga Qendra për Evropën e Re (CNE), një institut me bazë në Kiev.

Presidenti polak ka kaluar presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Duda u rendit i pari nga grupet e ekspertëve në Kiev për të dytën herë radhazi.

Në mënyrë të ngjashme në vitin 2021, udhëheqësi polak mori 53 për qind të votave, tre pikë përqindje përpara Biden.

Sipas rezultateve të sondazhit të vitit 2022 të publikuar në faqen e internetit të agjencisë së lajmeve RBK-Ukraina, aktivitetet e Duda u vlerësuan pozitivisht nga 87 për qind e të anketuarve, ndërsa Biden dhe Von der Leyen nga 79 për qind dhe 73 për qind, respektivisht.

Qytetarët ukrainas vlerësuan gjithashtu qëndrimin e kryeministrit britanik, Rishi Sunak (64 përqind mbështetje), presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel (51 përqind) dhe presidentit moldav, Mai Sandu (50 përqind). //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like