Solskjaer mbetet trajner i Manchester United

by admin
Spread the love

Ole Gunnar Solskjaer pritet të qëndrojë si trajner i Manchester Unitedit përkundër humbjes së thellë 5:0 ndaj Liverpoolit.

Dy ndeshjet e radhës në Premierligë për Manchester Unitedin anë ndaj Tottenhamit dhe Manchester Cityt, teksa gjithashtu “Djajtë e Kuq” ballafaqohen edhe me Atalantan në Champions League javën e ardhshme.

Por, përkundër rezultateve të dobëta dhe spekulimeve të shumta, nga Brenda klubit thonë se puna e Solskjaerit nuk është e rrezikuar momentalisht.

Ai e quajti humbjen 5:0 ndaj Liverpoolit si ditën e tij më të keqe si trajner i Manchester Unitedit.

Sky Italia raportoi se ish-trajneri i Chelseas, Antonio Conte ka qenë në kontakt me Manchester Unitedin, por ende nuk ka diçka më konkrete.

You may also like