Sokol Hazizaj: Vetingu i politikanëve i nevojshëm, por ndryshimet kushtetuese që kërkohen nga PD nuk janë korrekte

by admin
Spread the love

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, ka folur sa u përket ndryshimeve kushtetuese për vetingun e politikanëve. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se ky proces është i nevojshëm, por jo si e kërkon PD. Hazizaj i konsideron propozimet e PD jo korrekte dhe se vetingu nuk ka pse i lihet në dorë SPAK-ut kur vendi ka plot organe që e bëjnë këtë punë.

“Të gjithë mendojmë se vetingu në politikë është i nevojshëm, por ndryshimet kushtetuese që kërkohen për të nuk janë korrekte dhe se ky proces nuk duhet t’i lihet në dorë një organi që sapo është formuar si SPAK. Ne kemi shumë organe që mund të verifikojmë shumë mirë një politikan. Ndryshimet kushtetuese duke e bërë Kushtetutën një vargmal pafund detyrimesh dhe të drejtash kanë si objektiv prishjen e asaj gjëje që kanë mbetur nga Kushtetuta e Shqipërisë. Ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen sa herë që palët politike ngecin me njëri-tjetrin dhe do të ishte gabim edhe më i madh nëse këto ndryshime nuk do të bëheshin me referendum”, tha ai.

Hazizaj u shpreh, se ndryshimet kushtetuese edhe në rast se ato duhet të ndodhin duhet të bëhen me referendum. Hazizaj tha, se ndryshimet kushtetuese shihen nga të gjitha subjektet politike vetëm si një mënyrë për të ardhur në pushtet.

“Kam konstatuar në mënyrë të përhershme që prej 2008 -2020 Kodi Zgjedhor që rregullon në themel procesin zgjedhor ka ndryshuar në mënyrë vijuese për më tepër se 4 herë. Kjo do të thotë se partitë politike e shikojnë Kodin Zgjedhor si instrument për të ardhur në pushtet. Për këtë më vjen keq se anashkalohet vota e qytetarëve dhe të manipulohet vota e tyre. Unë nuk jam i pirur që të mirëpres ndryshimet e Kodit Zgjedhor çdo dy vite pasi edhe ndryshimet e mëparshme kanë dhënë të njëjtin rezultat dhe është tjetërsuar vota e qytetarëve. Ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor synojnë edhe ndryshime kushtetuese. Por, ndryshimet kushtetuese duhet të jenë të rezervuara dhe serioze dhe se duhet të kalojnë me referendum”, tha Hazizaj.

You may also like