SOFT NEWS – Vdes njeriu më i vjetër në botë, 114-vjeçari kishte 11 fëmijë

by admin
Spread the love

TIRANË, 3 prill /ATSH/- Burri më i vjetër në botë, venezueliani Juan Vicente Perez Mora, vdiq mbrëmë në moshën 114-vjeçare, njoftoi presidenti Nicolas Maduro, sipas “Il Messaggero”.

Mora kishte marrë certifikatën e rekordeve botërore “Guinness” si njeriu më i vjetër në jetë më 4 shkurt 2022, kur ai ishte 112 vjeç e 253 ditë.

Babai i 11 fëmijëve, në vitin 2022 ai kishte 41 nipër e mbesa dhe 30 stërnipër.

Një ish-fermer i njohur si Tio Vicente, Perez u lind në El Cobre (në Ande) më 27 maj 1909.

“Në moshën 5-vjeçare, ai filloi të punonte me babanë dhe vëllezërit e tij në bujqësi dhe ndihmonte në korrjen e kallam sheqerit dhe kafese, sipas faqes se rekordeve botërore “Guinness”.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like