SOFT NEWS – Dr Dre nderohet me një yll në “Walk Of Fame”

by admin
Spread the love



TIRANË, 20 mars/ATSH/- Eminem, 50 Cent dhe Snoop Dogg i jane bashkuar Dr Dre në Los Anxhelos, sipas “The Independent”.

Manjati i Hip-Hop-it Dr. Dre është nderuar me një yll në “Hollywood Walk of Fame” i shoqeruar nga reperët Eminem, 50 Cent dhe Snoop Dogg.

Dr Dre, emri i vërtetë i të cilit është Andre Young, ishte një figurë kyçe në skenën e Hip-Hop-it në fillim të viteve 1990 në Bregun Perëndimor, i cili u bë i famshëm në fund të viteve 1980 si pjesë e grupit rap gangster NWA.

Dr Dre tha se ishte shumë mirënjohës për mbështetjen e fansave ndër vite.

“Shumica prej nesh janë rritur së bashku dhe tani që jam gati 60 vjeç, ju ende jeni duke u kërcyer me muzikën time dhe unë e vlerësoj këtë”, tha ai. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBasha i përgjigjet Bardhit: S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve


You may also like