SOFT NEWS – Bie nga 5 000 metra lartësi dhe… ”mbijeton”?!

by admin
Spread the love

NJU JORK, 13 janar /ATSH-AFP/ – Gati 5 000 metra në rënie të lirë dhe një pajisje që funksionon është historia e një celulari të mrekullueshëm, i cili ra nga një avion ”Boeing” të ”Alaska Airlines”, dera e të cilit u hap në mes të fluturimit në SHBA.

Kjo histori do të shqetësojë të gjithë ata që i kanë thyer telefonat nga një lartësi e papërfillshme.

”Celulari i gjetur ishte ende në modalitetin ‘airplane mode’, me baterinë gjysmë të mbushur”, shkroi ”Seanathan Bates”.

Mbrëmjen e së premtes, dera e një ”Boeing 737 MAX 9” të kompanisë amerikane ”Alaska Airlines” u shkëput nga kabina në mes të fluturimit mbi Portland, duke shkaktuar ulje të presionit të kabinës me një efekt thithjeje, e cila, sipas pasagjerëve të cituar nga mediat amerikane, shkaktoi edhe rënien nga lartësia të këtij smartfoni.

Aksidenti, një mosfunksionim i ri për ”737 MAX 9”, shkaktoi çmobilizimin e disa avionëve ”Boeing” në pritje të një inspektimi të vendosur nga autoritetet e aviacionit civil dhe një rënie të çmimit të tregut të aksioneve të prodhuesit amerikan të avionëve, i cili po përballet me një goditje e re./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like