SOFT NEWS – ”Air Force One”: Boll vodhët nga avioni ynë!

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 2 prill /ATSH/ – Shumë vjedhje janë regjistruar në avionin presidencial amerikan ”Air Force One”.

Nga këllëfët e jastëkëve të dizajnuara deri te gotat dhe pjatat me buzë ari.

”Por, këto janë vetëm disa nga objektet që mungojnë nga avioni zyrtar i presidentit amerikan Joe Biden”, shkruan il messaggero.it.

Pas këtyre anomalive vjen edhe reagimi i ekuipazhit të ”Air Force One”: ndaloni vjedhjen e suvenireve nga avioni zyrtar i presidentit amerikan, Joe Biden.

Jastëkët e markave, syzet dhe pjatat me buzë ari janë ndër objektet që mungojnë në kabinën e shtypit të avionit më të famshëm dhe më të sigurt në botë.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se heqja e sendeve nga avioni është e ndaluar./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like