Sociologia Prokshi: Vullnetarizmi tregon se sa një shoqëri është solidare, e konsoliduar dhe empatike (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime” është diskutuar për vullnetarizmin.

Sociologia Dhurata Prokshi ka thënë që ky aktivitet tregon shumë për një shoqëri.

“Vullnetarizmi flet se sa një shoqëri është solidare, sa është e konsoliduar dhe empatike. Varësisht prej sfidave që ballafaqohet një shoqëri e caktuar, edhe format e vullnetarizmit ndryshojnë. Në nivel grupor, është rëndësishme sepse flet se sa ka mirëqenie brenda shoqërisë, para së gjithash mirëqenie njerëzore”, tha ajo, njofton Klan Kosova.

Prokshi tutje ka thënë që vullnetarizmi në nivelin individual flet se sa është i interesuar dhe sa bashkëndjen individi me të tjerët.

“Sa është i vetëdisjhëm që të tjerët kanë nevoje për kohën e tij, për të mirat material e të tjera”, shtoi Prokshi.

 

 

 

You may also like