Sociedad i shënon pesë Granadës së Uzunit, sulmuesi i kombëtares 90 minuta në fushë

by admin
Spread the love

Pas tre barazimeve radhazi, Real Sociedad merr trepikëshin e parë të sezonit në LaLiga dhe këtë e bën përballë Granadës së Myrto Uzunit.

Baskët triumfuan me rezultatin e thellë 5-3 teksa miqtë nuk patën forcë për të përballuar sulmet e vendasve.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1, ndërsa në fraksionin e dytë, Sociedad krijoi dhe e gjeti golin me lehtësi duke vulosur triumfin përfundimtar me rezultatin 5-3.

Pas kësaj ndeshje, Sociedad shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vend të gjashtë ndërsa Granada është ende me tre pikë pas tre ndeshjeve të para, në vendin e 16-të. vlen të theksohet se sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni ishte titullar në këtë ndeshje dhe i luajti të gjithë minutat, por nuk mundi të linte shenjën e tij.


Top Channel

You may also like