S’lejohet djegia e Torës para ambasadës izraelite në Stokholm – Shqip

by admin
Spread the love

Një javë pas djegies së Kur;anit në Stokholm, kryeqyteti i Suedisë, ambasadori i Izraelit në Suedi, Ziv Nevo Kulman, njoftoi se Tel Avivi dhe komuniteti lokal hebre, në koordinim me zyrtarët suedezë, parandaluan djegien e Tevratit të hebrenjve, libër i shenjtë i tyre, zbritur para Kur’anit.

Ziv Nevo Kulman njoftoi në Tëitter se djegia e Torës ishte planifikuar të bëhej para ambasadës izraelite në Stokholm, por u parandalua me ndihmën e autoriteteve suedeze.

Kjo ndodhi pasi Rasmus Paludan, lideri i partisë daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs, dogji një kopje të Kur’anit para ambasadës turke në Stokholm më 21 janar nën mbrojtjen e policisë.

Në këtë mënyrë, diferenca është e thellë, duke përcjellë ndjekjen e dy standarteve nga Perëndimi, të cilat kanë brenda hem padrejtësi e hem injorancë. Kjo pasi Tora, ose Teurati është me të njëjtin burim hyjnor si Kur’ani. Madje dhe nëse merret si referim ndalimi i antisemitizmit, aty pëfshihet dhe elementi arab pos atij hebre, pasi të dy, si gjaku e si gjuha janë me rrënjë semite. /tesheshi.com/

You may also like