Skuka: Duhej të mbyllnim ndeshjen më shpejt, nuk mendoj fare për lajmet e merkatos

by admin
Spread the love

Heroi i derbit, Xhuliano Skuka ka folur për Oversport pas suksesit ndaj Tiranës.

“Është një moment shumë emocionesh. Jam shumë i lumtur. Do ishte mirë që të shënonim edhe më shumë, që të mos rrinim në stres deri në fund. E rëndësishme është që morëm tre pikët.

Merkato? Unë jam i fokusuar te Partizani, nuk mendoj fare për lajmet e merkatos. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen që më parë, sepse i kishim rastet. Është ndeshja e tretë, që rrezikojmë dhe nuk e mbyllim sfidën.

Shenja mendjemadhësie? Unë kritikat i marr për mirë, por nuk besoj se kam treguar mendjemadhësi. Do mundohem që të korrigjoj këto gabime”, ka thënë Skuka. / Oversport.tv

You may also like