Skualifikimi zhgënjyes ndaj Kroacisë, Tite jep dorëheqjen nga stoli i Brazilit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas aventurës zhgënjyesë në Kupën e Botës ku u eliminua nga Kroacia në çerekfinale, trjaneri i Brazilit jep dorëheqjen. Këtë gjë Tite e ka konfirmuar në konferencën për shtyp pas ndeshjes ku pranoi se ky është fundi i ciklit të tij me Seleçaon.

Një largim që pritej ky, pasi Tite e kishte konfirmuar që në startin e Botërorit se nuk do të ishte më trajner i Brazilit pas përfundimit të Kupës së Botës. “Ishte një humbje e dhimbshme, por jam në paqe me veten time, është fundi i këtij cikli.

Unë e kam marrë këtë vendim një vit e gjysmë më parë, nuk jam një njeri që nuk e mbaj fjalën. Nuk e thash atë gjë më parë që të bëja njerëzit të më kërkonin që të ndryshoja mendim”, tha ndër të tjera Tite.

Foto: Confederação Brasileira de Futebol, Facebook

You may also like