Skuadrat nuk njohin barazim prej 16 vitesh, njihuni me statistikat e përballjeve mes Juventusit dhe Empolit

by admin
Spread the love

Juventusi do të presë Empolin në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Seria A. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:

– Juventusi dhe Empoli nuk kanë barazuar asnjë ndeshje në Serinë A që nga barazimi 0-0 më 19 mars 2008; që atëherë, 11 fitore për bardhezinjtë dhe dy për toskanët, përfshirë atë në ndeshjen e sezonit të kaluar (4-1, 22 maj 2023).

– Juventusi ka fituar 12 nga 14 ndeshjet në shtëpi kundër Empolit në Serinë A (1 barazim, 1 humbje); Ndeshja e fundit në Torino përfundoi 4- 0 për bardhezinjtë.

– Ky është rasti i 10-të në të cilin Juventusi ka tejkaluar 50 pikë në 21 ndeshjet e para në një sezon të Serisë A, duke llogaritur gjithmonë tre pikë për fitore (52 në turneun aktual); në të nëntë rastet e mëparshme (më e fundit në sezonin 2019-20), bardhezinjtë kanë përfunduar gjithmonë në vendin e parë në kampionat.

– Empoli ka grumbulluar vetëm 16 pikë në këtë sezon në Serie A dhe nuk ka bërë kurrë më keq se kaq pas 21 ndeshjeve të para të luajtura në elitën e futbollit italian: 16 pikë gjithashtu në sezonin 2003-04 dhe 2007-08.

– Juventus ka shënuar 18 gola në pesë ndeshjet e para të vitit 2024; Hera e fundit që bardhezinjtë kishin shënuar kaq shumë gola në pesë ndeshjet e para të një viti kalendarik, duke marrë parasysh të gjitha garat, daton në vitin 1932: 22, nën drejtimin e Karlo Karkanos.

– Davide Nikola fitoi ndeshjen e tij të parë në Serinë A si trajner i Empolit, 3-0 kundër Monzës: vetëm dy trajnerë kanë gjetur sukses në dy ndeshjet e para me toskanët në kompeticion: Gaetano Salvemini (në 1986, në dy ndeshjet e para për Empolin në divizionin kryesor) dhe Xhuzepe Iakini (në nëntor 2018).

– Me një sukses ndaj Empolit, Masimiliano Alegri do të bëhej trajneri i parë në historinë e Serisë A që kalon vijën e 1000 pikëve: trajneri i Juventusit aktualisht ka 997 dhe sapo ka kaluar 996 të Luçiano Spaletit.

– Me golin e Bremerit kundër Leçes, Juventus arriti shtatë gola të shënuar në këtë Serie A nga qendërmbrojtësit e tij, më shumë se çdo skuadër tjetër në pesë kampionatet kryesore evropiane. Dushan Vlahoviç (pesë) dhe Zurkovski (katër) janë dy lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në Serie A në vitin kalendarik 2024.

PANORAMASPORT.AL

You may also like