Skuadrat e shpëtimit kërkojnë amerikanin e sëmurë në shpellën 1000m të thellë në Turqi (fotot)

by admin
Spread the love

Mark Dickey pësoi një gjakderdhje të papritur gastro-intestinale teksa ishte me eksploratorë të tjerë në shpellën e njohur të Morca.

Grupet turke të shpëtimit po nxitojnë tashmë për të gjetur amerikanin në gjendje të keqe shëndetësore që u sëmur papritur gjatë eksplorimit të shpellës me shume se 1,000 të thellë nën tokë.

Federata turke e eksploratorëve tha se 150 efektivë shpëtimi ishin nisur në kërkim të 40 vjeçarit Mark Dickey, që u ndje keq brenda shpellës Morca, pranë bregdetit mesdhetar të Turqisë.

“Operacioni duket se është teknikisht dhe per nga logjistika, më i madhi për shpëtimin e një personi nga ne një shpellë”, thoshte federata, duke shtuar se Dickey ishte sëmurur në një thellësi prej 1,120 metra, dhe më pas ishte vendosur në kampin e observimit në thellësinë 1,040 metra nën tokë, ku i ishte bërë një infuzion gjaku nga stafi mjekësor.

Ata shtonin se Dickey është sëmurur prej të dielës.

“Gjendja e Mark duket se po stabilizohet, gjakderdhja ka ndaluar dhe me pak ndihmë ai mund të ecë, por gjithsesi nuk mund ta nxjerrim pa barrelë”, thuhej në deklaratën e federatës.

Morca është shpella e tretë më e thellë në Turqi që arrin një thellësi prej 1,276 dhe operacioni për nxjerrjen e mundshme të Dickey duhet të zgjasë disa ditë.