Skuadra doli nga gara për titull, fillon të lëkundet pozicioni i Spallettit

by admin
Spread the love

Napoli u mposht nga Empoli në fundjavë dhe pas kësaj disfate skuadra e Luciano Spallettit ka dalë përfundimisht nga gara për titullin kampion në Serie A.

Humbja në Toskanë ka tronditur Napolin dhe tashmë edhe pozicioni i teknikut është vënë në dyshim. Drejtuesit e klubit kanë filluar të mendojnë për pasardhësin e tij, madje kanë piketuar që tashmë 2 kandidatë të mundshëm.

I pari është Vincenzo Italiano, që po shkëlqen me Fiorentinën këtë sezon dhe ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin “vjollcë”. Por ekziston edhe një klauzolë, që mund të lejojë teknikun të largohet.

Pëlqehet shumë edhe Roberto De Zerbi, që pas eksperiencës me Shakhtar Donetsk është i paqartë për të ardhmen, pasi pret se si do të jenë zhvillimet e fundit në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. / Oversport.tv

You may also like