Skenar i ri për Akanji: Mbrojtësi rinovon me Dortmund dhe huazohet tek Interi

by admin
Spread the love

Manuel Akanji kërkon të bashkohet me Interin dhe ia ka theksuar këtë gjë drejtuesve të Borussia Dortmund, që janë detyruar të mendojnë për një skenar të ri.

Gjermanët kërkojnë që lojtari të rinovojë kontratën (deri tani nuk kishte pranuar) dhe më pas të huazohet te zikaltërit në Serie A.

Dortmund kërkon 20 milionë për mbrojtësin, por Interi i vetëdijshëm që lojtari largohet sezonin tjetër me parametër zero, kërkon të ulë këto pretendime. Akanji mund të rinovojë për një vit dhe të transferohet te Interi në formë huazimi deri në fund të gushtit. / Oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund Facebook

You may also like