S’ke merita për Parkun e Erës, s’duhej ta kundërshtoje Countur Global e gazsjellësin amerikan

by admin
Spread the love

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar inaugurimin e Parkut të Erës në Mitorivcë, ku tha se meritat e Qeverisë Kurti për këtë projekt janë zero.

Tutje, Haradinaj tha se nëse kryeministri Kuti të mos e kishte, sipas tij, kundërshtuar projektin e termocentralit të ri me Countur Global, apo projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë, sot do të mund t’i gëzoheshin edhe dy sukseseve në fushën e energjisë.

Sipas Haradinajt, nëse Kurti nuk do t’i bënte këto dy kundërshtime, qytetarët nuk do t’i vuanin pasojat e mungesës së energjisë së çmimeve.

“Qeveria duhet të marrë shembull nga Parku i Erës në Mitrovicë, se si nisen e kryhen punët e interesit strategjik për vendin, e pse jo t’i thoshte disa fjalë të mira edhe për Qeverinë Haradinaj, që kishte vizion të qartë se si zgjidhej situata elektro-energjetike në vend”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Për të parin e AAK-së, ky është sukses i Kosovës, e cila sipas Haradinajt, ka nevojë urgjente që t’i shtyjë edhe projektet tjera në fushën e energjisë, që sipas tij, janë ndalur nga Kurti.

Sidoqoftë ky është sukses i Kosovës, e cila ka nevojë urgjente që t’i shtyjë edhe projektet tjera në fushën e energjisë, që sot janë ndalur nga Kryeministri Kurti.

 

You may also like