S’kanë të sosur telashet! Pas ndarjes nga Meloni, Andrea Giambruno largohet nga programi – Shqip

by admin
Spread the love

Largimi nga ‘Diario del Giorno’ pas komenteve seksiste

Gazetari Andrea Giambruno, ish-partneri i kryeministres Giorgia Meloni, do të largohet nga programi televiziv “Diario del Giorno”, që transmetohet në kanalin televiziv Rete 4.

Në një deklaratë për shtyp Mediaset sqaron se gazetari i njohur do të vijojë të kontribuojë për emisionin, por do të punojë prapa kuintave. Në deklaratë thuhet se vendimi është rënë dakord mes drejtuesve të kompanisë dhe Giambrunos, i cili ndjen keqardhje për veprimet dhe sjelljen e tij.

Javën e kaluar një tjetër program televiziv satirik që trajton çështje aktuale në Mediaset transmetoi pamje video ku shfaqej Giambruno duke përdorur gjuhë seksiste ndaj një kolegeje dhe duke flirtuar me të.

Të premten e javës së kaluar vetë Meloni njoftoi në rrjetet sociale se lidhja e tij me gazetarin, e cila zgjati gati dhjetë vite përfundoi.

Ndarja e çiftit erdhi ndërsa kryeministrja 46-vjeçare feston vitin e saj të parë në detyrë, në krye të një qeverie koalicioni të krahut të djathtë, që mbrojtjen e familjes tradicionale, e ka një nga shenjat dalluese të politikës së saj.

Klan News

You may also like