Skandali! Burri i Xhaçkës ankohet: Unë bëj hotel, të tjerët vila! Gazetari: Lufta në Ukrainë qenka bekim

by admin
Spread the love

Ky skandal nuk regjistrohet as në vendet afrikane. Qeveria shqiptare është mbledhur një ditë më parë për t’i falur bregdetin shqiptar një anëtari të saj, pikërisht ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Në fakt, përfituesi është Artan Gaçi, bashkëshorti i Olta Xhaçkës, që ka marrë një leje për të përdorur 30 vite një sipërfaqe të madhe toke në Himarë.

Ky është qartazi një skandal i rëndë dhe konflikt i pastër interesi.

Edhe pse kompania është 100 përqind në pronësi të Gaçit, ky i fundit ka nisur edhe të ankohet, madje të tregojë se të tjerët abuzojnë.

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët,” tha Gaçi për BIRN, duke u ankuar se të tjerët po shkelin ligjin duke bërë vila.

“Nuk ka asnjë abuzim këtu, thjesht po vuaj pasojat që jam burri i ministres”, shton ai.

Kurse gazetari Klodian Tomorri, teksa publikon skandalin, ironizon se lufta në Ukrainë po i shërben për mirë qeverisë.

“Lufta në Ukrainë paska qenë bekim,” shkruan gazetari.

You may also like