“Skandal që kampionati nis me merkaton e hapur”, Sarri polemika: Kalendari nuk është rastësi!

by admin
Spread the love

Lazio nis kampionatin të dielën e datës 20 gusht në transfertë ndaj Lecces.

Nënkampionët e Italisë do të kërkojnë të përsërisin sezonin e kaluar, pse jo të bëjnë edhe më mirë. Megjithatë, që në start nuk mungojnë polemikat nga ana e trajnerit të bardhekaltërve, Maurizio Sarri i cili thekson se është një skandal që kampionati nis kur merkato ende nuk është mbyllur. Nuk mungon edhe një polemikë e Sarrit në lidhje me kalendarin teksa Lazio e tij do të luajë në transfertë tre nga katër ndeshjet e para të Serie A.

“Është një skandal i vërtetë që kampionati nis kur merkato e futbollistëve është ende e hapur. Ashtu si edhe në janar, unë sërish jam i tërbuar me këtë ngjarje. Si mund të luajmë me lojtarë të cilët ende janë në merkato dhe mendojnë transferimin në një tjetër klub? Plus që këtë merkato kam lexuar edhe shumë idiotësira të cilat lidhen me mua.

Kalendari? Do të na duhen më shumë energjitë mentale se sa ato fizike. Nëse shohim kalendarin më duket e pamundur që të luajmë tre transferta nga katër ndeshjet e para. Akoma më keq nëse shohim se pas Lecces na presin transfertat me Napolin, Juventus dhe Milan. Unë mendoj se kjo nuk është një rastësi”, u shpreh Sarri.

Kujtojmë se ndeshjen mes Lecces dhe Napolit do të mund ta ndiqni në Shqip 3 duke nisur nga ora 20:45.


Top Channel

You may also like