S’jam më 20 vjeç, dëmtimi në Australian Open ishte i rëndë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rafael Nadal është ende duke u rikuperuar nga lëndimi që pësoi në Australian Open. Tenisti nga Majorka e nisi vitin 2023 me një tjetër dëmtim në karrierën e tij dhe që prej janarit nuk ka shkelur ende në fushë. Ai konfirmoi se do të mungojë në dy turnetë Masters të Indian Wells dhe Miami. Për pasojë, Nadal do të dalë nga “top-10” tenistët më të mirë në botë për herë të parë që nga viti 2005.

Në një intervistë nga “Santiago Bernabeu”, ku ishte duke parë “el clasico” Real Madrid-Barcelona, për rikthimin e tij në fushë, Nadal tha: “Rikuperimi po ecën shumë ngadalë. Po e vlerësoj gjendjen time javë pas jave, po bëj teste për të parë se si po ecën dëmtimi”, tha fituesi i 22 grand slam.

“Nuk fola shumë pas Australian Open, por aty pata një problem të madh me dëmtimin. Ishte një çarje e madhe muskulore dhe një çarje e vogël e tendinës. Është një pikë shumë e ndërlikuar, ne tenistët marrim forcë nga atje. Nuk kam zgjidhje tjetër veçse të jem pak i durueshëm. Është e vërtetë që koha e kalendari ecën dhe nuk jam më 20 vjeç dhe pas një viti si ky që po përjetoj lodhesh, por unë bëj ç’të mundem”, tha Nadal.

Tenisti po stërvitet në Manacor, në akademinë e tij, deri kur të marrë dritën jeshile përfundimtare për të intensifikuar stërvitjen e tij: “Çdo ditë stërvitem në akademi. Bëj palestër, rikuperim, 15 ose 20 minuta në fushë për të mos lënduar më tej krahun, por tani jam duke pritur për rikuperimin e madh”.

You may also like