“Situata është e rëndë dhe ka për të zgjatur”, Rudina Hajdari reagon për protestën e dhunshme në PD: Kam një apel për demokratët

by admin
Spread the love

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar që kryedemokrati Lulzim Basha e ish-kryeministri Sali Berisha të ulen për të gjetur një zgjidhje. Në një postim në Facebook, disa orë pas protestës së dhunshme që shoqëroi sot demokratët në selinë blu, Hajdari bën thirrje për angazhim, për të luftuar për të ardhmen e vendit e jo për karrigen e dy personave.

Vajza e të ndjerit Azem Hajdari, një prej themeluesve të Partisë Demokratike shton se kjo situatë do të zgjasë nëse s’do të ketë bisedime e do të sjellë pasoja të rënda për populin.

“Nuk mund të hesht përballë situatës në PD. Apeli im për palët është të angazhohen për një zgjidhje të drejtë. Demokratët duhet të shqetësohen për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve e jo të luftojnë njëri tjetrin për karrigen e dy personave. Situata është e rëndë dhe ka për të zgjatur. Pasojat do të jenë të mëdha për popullin dhe vendin. NUK DUAM VET?VRASJEN E OPOZITËS!”– tha Hajdari.

You may also like