Situata e Lukaku dhe Calhanoglu, ja gjendja e tyre për sfidën ndaj Romës  

by admin
Spread the love

Pavarësisht lajmeve të mira që kanë ardhur nga kontrollet e fundit shëndetësore të Romelu Lukakut, tek Interi nuk duan të rrezikojnë. Me Botërorin që është pranë, sulmuesi belg nuk dëshiron të rrezikojë dhe me shumë mundësi sfidën ndaj Romës do ta startojë nga pankina.

Për këtë arsye, Simone Inzaghi nuk do të bëjë planet për 11-lojtarët titullarë në supersfidën ndaj Romës me emrin e Romelu Lukakut në mendje. Rreziku për një dëmtim më të madh vazhdon të qëndrojë dhe këtë gjë nuk e dëshiron as lojtari, por as stafi mjekësor i Interit.

Por nëse Lukaku do ta startojë nga pankina, e kundërta pritet të ndodhë për Hakan Calhanoglu. Ky i fundit është rikuperuar totalisht nga dëmtimi i fundit dhe pritet të rikthehet për të veshur një fanellë titullari ndaj Romës. Dhimbja e kokës në mesfushë për Inzaghin duket se është vetëm ajo e Marcelo Brozovic, mungesa e të cilit është e sigurt ndaj Romës. /oversport.tv

You may also like