Llapi ndalet nga Gjilani, Ballkani me hap të madh drejt titullit kampion

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Llapit është ndalur nga Gjilani, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Jarovic realizoi për skuadrën e drejtuar nga Mezani, kurse Hyseni barazoi shifrat dhe i dha një pikë skuadrës së tij.

Ballkani e ka shfrytëzuar maksimalisht barazimin e Llapit, duke triumfuar ndaj Malishevës me rezultat 0 me 2 dhe duke rritur epërsinë në 4 pikë me Llapin e vendit të dytë.

Fitore siguroi edhe skuadra e Dritës duke mposhtur Prishtinën me shifrat 1 me 2. Drita vazhdon të jetë në garë për titullin kampion, duke u renditur në vendin e tretë me 65 pikë, aq sa ka edhe Llapi i vendit të dytë.

Fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë siguroi edhe Feronikeli ’74, atje ku në Drenas e mposhti Lirinë me shifrat 4 me 1.

Ndeshja tjetër e cila është duke u zhvilluar është ajo mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit, atje ku pas pjesës së parë, rezultati është 0 me 2.

/GazetaBlic Sport/

 

You may also like