Sinjale dashurie nga Skriniar, rinovimi me Interin tashmë është më pranë

by admin
Spread the love

E ardhmja e Milan Skriniar tek Interi vazhdon të jetë me dritëhije, por ditët e fundit sinjalet që kanë ardhur kanë qenë pozitive. Mbrojtësi sllovak dhe drejtuesit zikaltër prej kohësh janë duke negociuar për rinovimin, por ende nuk është arritur një marrëveshje.

Në prapaskenë qëndron gjithmonë PSG që kërkon të përfitojë nga situata dhe ta bindë lojtarin të transferohet në Paris. Klubi kryeqytetas i kanë ofruar një kontratë me 9 milionë euro në sezon, 3 më shumë se Interi. Megjithatë, mundësia që Skriniar të qëndroj në Milano është e lartë.

Lëvizja e fundit nga drejtuesit zikaltër me Skriniar ka ardhur në miqësoren e fundit përballë Sassuolos. Sllovaku ka mbajtur në krahë shiritin e kapitenit dhe është treguar një lider i vërtetë në fushën e lojës. Së fundmi edhe Skriniar ka bërë një postim në Instagram ku ka shkruar “Forza Inter” për të treguar dashurinë e tij për ngjyrat zikaltër. /oversport.tv

You may also like