Sindikatat synojnë realizimin e kërkesave vetëm me protesta, s’duan dhunë e shkatërrim të institucioneve

by admin
Spread the love

Sindikatat qe një kohë pakënaqësitë e tyre po i shprehin nëpërmjet protestave për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre.

Por njëzëri përfaqësues
të sindikatave janë të pajtimit se protestat nuk duhet të jenë të dhunshme dhe
shkatërruese, pavarësisht se sipas tyre Qeveria e meriton këtë gjë.

Jusuf Azemi kryetar
i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës ka thënë se të gjitha protestat
duhet të jenë konform me ligjin dhe rregullat të cilat janë të parashtruara.

Tutje ai thonë se
që nga paslufta ka pasur bllokadë nga institucionet, por që është kategorik
kundër përdorimit të dhunës dhe dëmtimit ndaj institucioneve.

“Ne protestat
i cilësojmë kur dy partner nuk ulen për t’i zgjidhur problemet që kanë, vetë
fakti protestë bënë me dije se diçka nuk është në rregull. Ne si Sindikatë e
Sektorit të Kosovës konsiderojmë që të gjitha protestat duhet të jenë konform
në nivel me ligjin dhe rregullat të cilat janë të parashtruara”.

“Ne kemi bërë
disa herë protesta, por asnjëherë nuk kemi bërë dhe nuk mendojmë se duhet të
bërë protesta të dhunshme edhe pse shpesh herë udhëheqësit tan këtë e meritojnë
, por mendoj se opinioni përreth nuk e meriton dhe askush në opinion nuk e
dëshiron që dikush një guri ta gjuaj kundruall parlamentit dhe Qeverisë së
Kosovës. Por, a e meritojnë? E meritojnë! Megjithatë ne nuk e kemi atë kulturë,
ne do ta kërkojmë drejtësinë dhe të drejtën tonë, por jo duke i sulmuar
institucionet tona pasi që një kryeministër sot mund të jetë kokëfortë, nesër
mendojmë që do të jetë një person adekuat dhe institucionet tona”.

Kurse Nexhat
Llumnica kryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut, ka thënë se nga presioni i
anëtarësisë së kësaj sindikate për shkak të kushteve jo të mira të punëtorëve
po detyrohen të marrin pjesë në protesta.

Madje ai shtoi se
që nga themelimi i kësaj sindikate janë organizuar 24 protesta, ndërsa dy ndaj
kësaj Qeverie.

Tutje u shpreh se
vetëm kur protestohet dëgjohen kërkesat e punëtorëve, raporton EO.

“Ne kemi
zgjuar sindikatat, jo vetëm se kemi dashur t’i zgjojmë mirëpo kemi pasur
presion prej anëtarësisë, pasi nevoja është e madhe për punëtorët dhe
mosrespektimi i të drejtave ka qenë çdo herë dhe jemi të imponuar të bëjmë
protesta ndoshta më shumë se kurrë, mirëpo nuk është se vetëm sot ne po bëjmë
protesta”.

“…ne prej themelimit të Sindikatës së Re kemi pasur diku 24 protesta dhe vetëm dy të kësaj Qeverie të tanishme kështu që jemi në vazhdimësi duke kërkuar, nuk është se s’kemi realizuar asgjë, kemi realizuar shumë protesta, mirëpo e keqja e madhe në këtë vend është se vetëm kur protestohet dëgjohen kërkesat punëtorëve dhe jo më herët”.

You may also like