Simon Simoni tashmë zyrtarisht një lojtar i Eintracht Frankfurt – Shqip

by admin
Spread the love

Me hapjen e merkatos më 1 janar, ish-portieri i Dinamos tashmë, mund të quhet me plot gojë një futbollist me të drejta të plota i Eintracht Frankfurt në Bundesligan gjermane deri në vitin 2027. Gardiani 1.92 i gjatë, mbushi arkat e klubit dinamovit me plot 600 mijë euro duke treguar edhe njëherë se besimi ndaj talentëve vendas duhet të jetë prioritet për klubet shqiptare.

Lezhiani 18-vjeçar do të vihet nën urdhërat e trajnerit Oliver Gasner ku do të punojë me një program të veçantë për zhvillimin e tij futbollistik. Simoni do të gjejë në Frankfurt një tjetër shqiptar, Diant Ramaj, poshtu një portier. Frankfurt këtë sezon garon për një vend në grupet e Champions League dhe momentlisht gjendet pikërisht në vendin e katërt me 27 pikë.

You may also like