“Si ndihesh pa Semin?”, Donaldi jep përgjigjen e shumëpritur – Shqip

by admin
Spread the love

15:06 | 3 Dhjetor 2021

Foto: Instagram

Semi dhe Donaldi ishin miq të mirë.

Por shoqëria e tyre filloi të zbehet në momentin kur Donaldi bëri deklaratat e papritura për Borën, shkruan lajmi.net.

Ditë më parë ai e kishte deklaruar veten beqar dhe kjo ndikoi që Semi t’i mbesë mbi qafë duke ia rikujtuar puthjen me Borën e ndjenjat për të.

Në anën tjetër deklarata e tij se është beqar e ndihmoi akoma më shumë Beatrixën e cila në momentin e parë që iu dha mundësia iu hodh në krahë Donaldit, pavarësisht se javë më parë i kishte komentuar Borës në lidhje me puthjen se ishin çifti që i treguan se sa bukur është të dashurosh.

Ndërkohë pas daljes së Semit si shoqja më e mirë e Borës, iu hapën rrugët Donaldit që të nisë lirshëm lidhjen me Trixën.

Sot ai u pyet se si ndihet pas largimit të Semit, ku përgjigjja e tij ishte e dyanshme: “Edhe mirë edhe keq”./Shqip/

You may also like