Si nderohet një kriminel lufte në një ndeshje të Zvezda-s

by admin
Spread the love

Crvena Zvezda mposhti Novi Pazarin me rezultat 5:1 në një “Maracana”-an e Beogradit, duke shënuar në mënyrën e duhur ditëlindjen e 78-të të klubit.

Mirëpo, loja u shënua nga tifozët më të zjarrtë të Zvezdës, “Delia”, të cilët gjatë lojës me një këngë dhe mjete piroteknike shënuan ditëlindjen e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç. Përveç kësaj, ata ngritën një slogan skandaloz ku shkruhej:

“Çdo serb ju ngre kapelen, dhe fëmijët i rrit sipas shembullit tuaj! Gëzuar ditëlindjen gjeneral! Faleminderit përgjithmonë!”

Ndodhi kjo pra në një ndeshje ku ekipi kundërshtar vjen nga një qytet me shumicë boshnjake, ku ka gjithashtu dhe shumë shqiptare, më saktë pra një qytet i dominuar nga muslimanët në zemër të Serbisë.

Ky është pra nacionalizimi i pashërueshëm serb! /tesheshi.com/

You may also like