Si lindi kënga ‘Me ty’ e Luiz Ejllit? Flet për herë të parë producenti i këngës, Elgit Doda

by admin
Spread the love

Elgit Doda, producenti i njohur i muzikës shqiptare ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin radiofonik ‘Pardon my French’ ku ka folur për herë të parë rreth këngës më të re në tregun shqiptar, ‘Me ty’, kënduar nga Luiz Ejlli.

Ai zbuloi se kënga është përgatitur si vijë melodike për gjysmë ore dhe për tekstin i është dashur gjysmë dite. “Duke parë të gjithë gjënë që po ndodh aty brenda, që besoj e ka parë e gjithë Shqipëria. Nuk ishte gati ‘demo’-ja, nuk kam pasur asgjë gati dhe e gjitha është bërë për gjysmë ore si vijë melodike dhe më pas jam marrë me tekstin një gjysmë dite për ta mbaruar.

E vendosëm që do të bënim një këngë njëherë bashkë me stafin e “BBV” dhe pastaj unë veprova me tekstin dhe me melodinë. Teksti është shkruar nga unë por gjatë gjithë kohës që kam parë ‘Big’-un kam marrë disa fjalë kyçe që i ka thënë vetë Luizi si psh: “Merri sytë e mi, shikoje veten”.

“Frymëzimi është ajo gjëja që ti shkon në studio me idenë që do krijosh një gjë. Unë kam diçka shumë të mirë, e marr direkt përgjegjësinë e dikujt tjetër për ta kthyer në këngë dhe kjo është një dhunti. Edhe direkt ndjesinë e atij djalit që e kam parë në rrjetet sociale, ia mora ndjesinë direkt edhe ia ktheva në këngë- tha Elgit Doda në emisionin radiofonik ‘Pardon My French’.

You may also like