Si e kalojnë pensionistët në Kosovë kohën? (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në emisionin “Familja ime” u diskutua për temën se si e kalojnë pensionistët kohën në Kosovë, ku e ftuar në studio ishte kryetarja e Qendrës Kulturore Sociale për të Moshuar në Prishtinë, Zylfihane Berisha.

Duke listuat aktivitetet e shumta që organizohen në këtë qendër për pensionerët, Berisha si shqetësim ngriti pensionet e ulëta.

“Pensionet shumë të vogla janë. Unë ma herët kam thanë të paktën 200 euro me e pasë pensionin amvisja, edhe ajo ka qenë mësuese e fëmijëve të vet, plus ata fëmijë që i ka rritë janë bërë drejtorë, mësues e doktoresha e ata i kontribuojnë Kosovës, pse ajo me e pasë rrogën 100 euro”, tha ajo.

Tutje Berisha shtoi se ajo nuk do të dalë asnjëherë në pension, duke thënë se edhe shumë gjatë do të merret me menaxhimin e kësaj qendre.

Ndërsa Blerim Shabani nga Qendra për Punë Sociale, ka thënë se shoqëria jonë duhet të kuptojë që në moshën 65-vjeçare, pra pas pensionimit nuk mbaron jeta aktive.

“Në Kosovë faza e pensionimit është 65-vjec sepse është e percaktume edhe me ligjet vendore që do të thotë përfundimi i aktiviteteve, punësimit e angazhimit në jetën aktive në kuptimin e përfshirjes në institucione dhe në profile të tjera. Por kjo nuk nënkupton që në moshën 65-vjecare përfundon përfshirja e të moshuarve në aktivitete të tjera që mund të jenë të natyrës shkencore, vullnetare, të përfshirjes sociale apo aktivitete të tjera të përditshme që mund të kenë karakter të ndryshëm në përputhje me profilet e vullnetin e tyre”, tha ai.

Tutje Shabani shtoi se mungesa e kujdesit ndaj të moshuarve, gjë e cila nuk ka qenë pjesë e traditës sonë, ka ardhur tani si pasojë e emancipimit.

“Edhe familjet tona janë duke shkuar drejt transformimit, ku prej familjeve më të gjera po kemi familje të tipit më të mbyllur, ku çiftet punësohen e fëmijët krijojnë përditshmërinë e tyre në kopshte ndërsa të moshuarit mbesin vetëm. Ky patjetër që është rezultat i emancipimit por edhe i trendit të zhvillimit ekonomik”, tha ai për emisionin “Familja ime”.

Ndërsa Dinore Ismajli, tashmë pensioniste tregoi përjetimin e saj si pensioneve e re, duke thënë se ka qenë shumë e mërzitur gjatë kësaj periudhe sepse është ndier e shkëputur nga gjithçka.

“Hiç s’e kam përjetu mirë, shumë e mërzitur kam qenë. Kur kam dal në pension m’u ka dok sikur me ma thy një krah, aq kam qenë e mërzitur.  Je shkëput prej shoqërisë pikë së pari, je shkëput prej garderobe, je shkëput prej rroge e je shkëput prej të gjithave, atëherë ndjehesh sikur kurrgja hiç”, ka thënë Ismajli.

 

 

You may also like