Si dy pika uji! Shikoni sa shumë ngjan Bieta Sulo me të ëmën (FOTO)

by admin
Spread the love

Bieta Sulo është një nga moderatoret më të njohura në Shqipëri, e cila prej disa vitesh tashmë është pjesë e pandashme e pasditeve tona në ekran. “Ftesë në 5” quhet programi që Bieta prezanton çdo ditë në orën 5, me të ftuar të ndryshëm e tema tejet interesante.

Veç ekranit, ku e shohim nga e hëna në të premte, Bieta është shumë aktive edhe në rrjete sociale, ku publikon jo vetëm video e foto që promovojnë punën e saj, por edhe momente nga përditshmëria me familjen e saj. Bieta ndan foto shumë të ëmbla familjare jo veç me partnerin e saj dhe djalin, por edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes.

E nëse vini re profilin e Bietës në Instagram, do të shikoni ndër to edhe foto të moderatores me mamanë e saj, ku ajo që bie në sy është sigurisht ngjashmëria e madhe që ajo ka me të, që nga buzëqeshja e deri te tiparet.

Kujtojmë që Bieta Sulosh prej disa vitesh është e martuar me moderatorin e njohur shqiptar, Alban Dudushi, me të cilin ka edhe një djalë, Kroi Art. Bieta ka shprehur shpesh dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë, ndërsa sjellim në kujtesë që Albani ka një vajzë nga martesa e parë, Joelle, me të cilën Bieta ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

You may also like