Si do të veprojë LSDM-Strugë për mbështetjen ndaj Merkos?

by admin
Spread the love

Pas shpalljes “non-grata” të Kryetarit të Strugës Ramiz Merko nga SHBA-të, kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, u bëri apel këshilltarëve të partisë së tij në Komunën e Strugës se “duhet të ulen dhe të mendojnë se si do të vazhdojnë më tutje sepse të gjithë ata janë të zgjedhur nga qytetarët që t’i përmirësojnë dhe mbrojnë të drejtat e qytetarëve”.

Po si do të veprojë LSDM-ja në Strugë? A do të vazhdojnë ta mbështesin shumicën në Këshillin komunal ose jo?

TV21 komunikoi me kryetarin e degës së LSDM-së në Strugë, Alekasandar Poposkin, i cili nuk pranoi të japë një qëndrim, duke u shprehur shkurt se për këtë do të ketë përgjigje nesër ose ditëve në vijim, pasi organet e partisë të kenë sjellë një vendim.

Përndryshe LSDM ka 4 këshilltarë në Komunën e Strugës, të cilët e mbështesin shumicën e udhëhequr nga BDI, e cila ka 10 këshilltarë. Aleanca për Shqiptarët i ka 7, VMRO-DPMNE 5, ndërsa Lëvizja Besa 1./tv21.tv

You may also like