Shvajni paralajmëron ish-klubin: Bajerni i fikur, të ndryshojë marsh

by admin
Spread the love

Bastian Shvajshtaiger djersiti fanellën e Bajernit nga vitit 2002 deri në 2015, teksa u kurorëzua në të gjitha frontet e mundshme.

Ish-mesfushori nuk ka mbetur indiferent nga situata e vështirë në gjirin e rekordmenëve gjermanë, duke dhënë versioni e tij në spektrin taktik se çfarë nuk po shkon mirë te kampionët e Bundesligës: “Problemi te Bajerni ka të bëjë me shtrirjen e tyre dhe “aritminë” e aksioneve. Ekipi është shumë i ngadaltë në dalje dhe pa idetë e duhura. Nuk mjafton vetëm kontrolli i topit për të dalë triumfues ndaj kundërshtarit. Posedimi i sferës i ka shkuar Kejnit me shokë në dy takimet e fundit, por rezultati ka munguar, si pasojë e efikasitetit. Nëse kjo pikë nuk reflektohet sa më shpejtë të jetë e mundur, problemet do të shtohen. Komponent që më frikëson është edhe besimi i munguar lojtarëve në urdhrat e Tuhelit, janë të pasigurtë në ndërmarrjen e manovrave. Hezitojnë të jenë përcaktues në momentin e duhur, e cila për pasojë sjellë edhe humbjen e balancave, qoftë në sulm apo në fazën e prapavijës”, përfundoi Bastian Shvainshtaiger.

“Bild” para dy ditësh nxori në dritë edhe kushtin që bordi i ka vendosur trajnerit Tomas Tuhel, fitore kundër Bohumit, në të kundërt largohet nga posti i “timonierit” prej Bajernit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like