Shuhen në një aksident binjakët Rolon, njëri prej tyre ka luajtur me Barçën

by admin
Spread the love

Një tragjedi ka ndodhur në futbollin argjentinas: mëngjesin e së shtunës së 14 majit kanë humbur jetën binjakët Maximiliano dhe Ariel Rolon në moshën 27-vjeçare.

Sipas asaj që shkruajnë mediat lokale, dy vëllezërit po udhëtonin me makinën e tyre drejt Rosarios por kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me një pemë. Të dy kanë humbur jetën menjëherë për shkak të përplasjes së fortë.

Nga binjakët Rolon, Maximiliano ishte më i njohuri pasi në moshën 12-vjeçare ishte transferuar te Barcelona. Maxi Rolon luajti 24 ndeshje me skuadrën e dytë, por asnjë takim me skuadrën e parë. Këtë sezon ai aktivizohej me Atletico Union Casildense, ndërsa binjaku i tij me Huracan Chabás. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like