Shtyhet sfida Lushnja-Burreli, një tjetër sfidë e Kategorisë së Parë transmetohet në Oversport

by admin
Spread the love

Sfida midis Lushnjës dhe Burrelit e cila ishte programuar të luhet më datën 3 shtator dhe të transmetohej live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo është anuluar. Por Oversport do të sjellë te ju një tjetër ndeshje të cilën do të keni mundësi ta shihni falas.

Sfida Besa-Tomori do të transmetohet live dhe ekskluzivisht vetëm në Oversport dhe Tibo që ka të drejtën për të transmetuar “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

Anulimin e ndeshjes Lushnja-Burreli e ka njoftuar vetë Federata Shqiptare e Futbollit.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Lushnja – KF Burrel, e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë 2022/23 është shtyrë dhe nuk do të luhet sipas kalendarit.

Ndeshja ishte programuar të luhej më datë 03.09.2022 në Lushnje, por Departamenti i Garave në FSHF pas inspektimit ka konstatuar se fusha e stadiumit nuk është ende në kushte optimale për të pritur një ndeshje futbolli.

Siç dihet fusha e stadiumit të Lushnjes “Roza Haxhiu” është duke u rinovuar me një investim të Federatës Shqiptare të Futbollit, që po ndërton edhe tre fusha të tjera në këtë qytet.

Data e ndeshjes Lushnja-Burreli mbetet për t’u përcaktuar në ditët në vazhdim.” /oversport.tv

You may also like