Shtyhet ndeshja e Superiores dhe një tjetër e Kategorisë së Parë, shkak moti i keq

by admin
Spread the love

Moti i keq me reshje shiu, bore dhe erëra të forta që ka pushtuar vendin tonë kanë detyruar sektorin e garave të Federatës Shqiptare të Futbollit që të marrin vendimin për shtyrjen e ndeshjeve: një në Kategorinë Superiore dhe një tjerët në të Parën.

Sipas njoftimit të FSHF-së, “ndeshja Skënderbeu-Dinamo e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe ndeshja Kastrioti-Bylis e Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot, do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje./ Supersport


Top Channel

You may also like