Shtyhen zgjedhjet në FSHF, Duka: T’i lëmë sulmet dhe inatet, futbolli i pari

by admin
Spread the love

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore e FSHF është mbledhur ditën e sotme dhe si zakonisht fjalën e ka marrë edhe presidenti, Armand Duka. Në asamblenë e sotme, ku ishin të pranishëm 41 nga 54 delegatë, u propozua që votimet për president dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të organizohen më 15 mars, nga ora 10:00.

Të pranishmit në sallë ngritën të gjithë kartonët dhe ishin pro, ndërkohë që më parë zëvendëspresidenti Edvin Libohova njoftoi anëtarët se dy nga paditë e bëra ishin tërhequr.

Më parë Duka kishte folur dhe mes vënies në dukje të arritjeve të bëra në 4-vjeccarin e fundit, bëri edhe një koment mbi situatën e krijuar para asamblesë.

“Kam gjetur gjërat që duhet të zgjidhim dhe ajo është zhvillimi i futbollit. Të lëmë mënjanë sulmet, mllefin dhe inatin e mbartur. Jam i qartë në atë që them, duhet të shohim para, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së krijuar.

Kaluam monopate, kreshta e kodrina por ato na kanë kalitur. Duhet të mbyllim të kaluarën, siç i takon shtëpisë tonë, ku gjithçka zgjidhet me dashuri e vëmendje, jo me gjyqe e penalitete që i përkasin një periudhe të të kaluarës.

Duke reaguar në këtë situatë, ju kërkoj vetëm një gjë, bashkim, kontribut dhe dashuri për lojën përbashkët, futbolli ka nevojë për të gjithë ne”, u shpreh presidenti Duka, i cili është kandidat për të marrë mandatin e gjashtë. / oversport.tv

You may also like