Shtrenjtohen derivatet e naftës

by admin
Spread the love

Benzina EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa për aq lirohet vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nga sonte në mesnatë,vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 85 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 72.5 denarë.

Shtrenjtohet edhe mazuti M-1 për 0.330 denarë dhe çmimi i ri do të jetë 41.409 denarë për kilogram.

Nuk ndryshohen çmimet e benzinës EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZELIT (D-E V) dhe një litër edhe më tej do të shitet për 87 denarë, gjegjësisht 74 denarë.

Me Vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.14 për qind krahasuar me vendimin e 10 prillit.

“Çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë rritje mesatare: te benzinat për 0.784 për qind, te dizeli për 0.639 për qind, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0.211 për qind dhe te mazuti ka rritje për për 1.245 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen pararake është më i ulët për 0.164 për qind.

You may also like