Shtohet dhimbja e kokës për Southgate, Ben Chilwell rrezikon Botërorin

by admin
Spread the love

Një tjetër lojtar i bashkohet listës së Kombëtares angleze të lojtarëve të dëmtuar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Chelsea Ben Chilwell. Bashkë me këtë të fundit në listë janë Kyle Walker,Reece James dhe Kalvin Phillips që rrezikojnë seriozisht Kupën e Botës.

Chilwell pësoi një dëmtim në momentet e fundit të ndeshjes në Champions League përballë Dinamo Zagrebit e fituar me shifrat 2-1. Mbrojtësi do t’i nënshtrohet trajtimit  për dëmtimin në këmbën e majtë. Thuhet se ky dëmtim është diçka më serioze se një tërheqje muskulore.

Një diagnozë e plotë pritet brenda 24 orëve të ardhshme, por duket se Chilwell është i destinuar të trajtohet së bashku me shokun e tij të ekipit, Reece James. Trajneri i Anglisë, Southgate do të emërojë skuadrën e tij prej 26 lojtarëve për botëror të enjten e ardhme. /oversport.tv Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like