Shtetasit e Maqedonisë të bllokuar në afërsi të manastirit ku ndodhi sulmi terrorist janë nisur për në shtëpi

by admin
Spread the love

Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar se personat nga Maqedonia e Veriut, të cilët kishin qenë afër manastirit ku janë strehuar terroristët serb në veri pas intervisitimit janë nisur për në shtëpi, raporton SHENJA.
“Pas intervistimit dhe analizave të zakonshme nga policia e Republikës së Kosovës, sot në mëngjes qytetarët tanë janë nisur të sigurt për në shtëpi, të shoqëruar nga policia e Kosovës. Rrethanat në të cilat u gjendën ishin komplekse, duke qenë se ata ishin të akomoduar në një hotel, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj policisë.
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme është njoftuar menjëherë për këtë situatë përmes kanaleve të rregullta dhe kam biseduar personalisht me kolegen time Donika Gërvalla-Shvarc. Gjatë gjithë procesit, shërbimet e Kosovës garantuan sigurinë e qytetarëve tanë dhe ambasada jonë në Prishtinë ishte në kontakt të vazhdueshëm me ta”, ka shkruar ministri Osmani. /SHENJA/

MARKETING




You may also like