Shtesat prej 100 euro mund të ndikojnë në ngritje të çmimeve (VIDEO)

by admin
Spread the love

Me futjen e 100 milionë eurove të shpërndara nga Qeveria, mund të ketë lehtë ngritje të çmimeve të produkteve.

Kështu, beson profesori i ekonomisë Alejtin Berisha, i cili në “Sytë 7” në Klan Kosova tha se “teoria ekonomike thotë se me rritje të kërkesës agregate ka tendencë të rritjes së çmimeve. Kur 100 milionë euro hedhen në treg brenda një dite, njerëzit kanë tendencë t’i shpenzojnë. Kur këto para hyn në treg, krijohet një presion në çmime, dhe ndikon në ngritje të çmimeve. Nuk mund të ndikon në ulje të çmimeve kjo shpërndarje”.

Berisha ka folur edhe për pretendimin e presidentit të AKR-së me 100 milionë euro mund të ndërtohen 40 kompani.

Sipas Berishës, “Pacolli e di se kompanitë nuk ndërtohen nga Qeveria, jo me 100 milionë e as me 100 trilionë. Kompanitë ndërtohen nga sektori privat. Jo gjithmonë parat kërkohen për të ndërtuar kompani”.

Sipas tij, “në aspektin politik, pozita aktuale kur u kanë në opozitë i ka bo të njëjtat kritika. Atëherë thoshte pse po investoni në autostradë kur me këto para mund të hapen kaq kompani e kaq vende të punës, tash të njëjtat retorika po bëhen nga opozita aktuale”.

Ndërsa Berisha për qëndrimin e opozitës mbi përdorimin e Trustit, dhe kritikës ndaj shtesave prej 100 euro për qytetar, në Klan Kosova tha se “nëse je kundër 100 milionëshit e pro trustit, është edhe më keq. “Përdorimi i trustit është i gabuar, me futjen në treg të një sasie të parave krijon tendenca inflacionare dhe ngritjeve të çmimeve. E në anën ligjore, tërheqja e 20% të trustit e dëmton të ardhmen e shumë njerëzve, që ato para presin t’i përdorin kur pensionohen”.

 

You may also like