Shtëpia e Bardhë mirëpret zgjatjen e armëpushimit Hamas-Izrael

by admin
Spread the love

Shtëpia e Bardhë njoftoi se mirëpret zgjatjen e pauzës në luftimet në Gaza dhe shpreson se amerikanët do të jenë në mesin e atyre që do të lirohen nga Hamasi më pas.

Zëdhënësi John Kirby tha se beson se tetë ose nëntë nga pengjet janë amerikanë. Shtëpia e Bardhë shtoi gjithashtu se kishte rrezik që Hamasi të përfitonte nga armëpushimi.

Kirby shtoi se Presidenti Biden ishte “i tmerruar” nga të shtënat ndaj tre palestinezo-amerikanëve në Vermont.

Të tre 20-vjeçarët të veshur me keffiyeh, një shall tradicional, po flisnin arabisht kur u sulmuan, ndërsa po ecnin nëpër një rrugë në qytetin e Burlington.

Një person është arrestuar, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Nuk ka vend për dhunë apo urrejtje në Amerikë”, theksoi Shtëpia e Bardhë.


Top Channel

You may also like