Shqiptohen 124 masa në Shkup, 13 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.01.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 124 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 masa, nga të cilat 13 masa për tejkalim të shpejtësisë, gjashtë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë masa për përdorim të telefonit celular, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq…”, thonë nga MPB.
Nga atje shtojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

MARKETING



You may also like