Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar mbrëmjen e sotme në një emisionin ‘Open’, në lidhje me hapjen e negociatave me BE-në.
Shehu cilësoi teorira dhe deklaroi se Shqipëria po degradon përherë e më keq dhe se korrupsioni dhe krimi janë në nivelin më të lartë.
Eksperti i komunikimit dhe çështjeve ndërkombëtare Julian Zyla tha se niveli i ndëshkueshmërisë është rritur.
Zekthi: Ti e di shumë mirë që unë nuk ofendoj. Nëse e kam tepruar kërkoj ndjesë. Më lër të jem gabim. Partitë politike në Shqipëri janë të tilla që e kanë oreks politik mbajtjen e pushtetit. Ne kemi bërë 1997, kemi bërë 21 janarin. E duam BE-në. Padyshim që politikanët shqiptarë janë pengesa.
Xhafaj: Në qoftë se parlamenti gjerman ka 736 anëtarë ne nuk mund të marrim dokumentin e njërit dhe ta quajmë dokumentin e parlamentit. Parlamentet shprehen me rezoluta dhe dok zyrtare të cilat votohen. Ne e kemi një histori. Kemi pasur problematik që i kemi verifikuar. Nëse PS apo Edi Rama do të kishte qenë minus, kjo do ishte provuar pas tragjedisë së Gërdecit, kur u bë Shqipëria anëtare në NATO.
Nuk mund të hedhim baltë mbi imazhin e shqiptarëve dhe vendit se është e vështirë të fshihet. Por kemi parë se politika e jashtme sillen në kontekst për t’u përdorur nga politika e brendshme. Nuk ka një proces perfekt, nuk kemi gjetur shkopin magjik që i mbyllëm këto. Sigurisht që kemi probleme prandaj e duam këtë proces. Lufta për forcimin e institucioneve demokratike është një luftë që vijon me zhvillimin e vendit.
Shehu: Teorira janë. Nuk është fyerje. Nuk është ky realiteti. Realiteti është ndryshe. Shqipëria po degradon përherë e më keq.
Xhafaj: Nuk është kështu.
Shehu: Ajo që ka ndodhur me inceneratorët nuk ndodh as në Afrikën qendrore. Ka degraduar shtetit. Ata ministrat tanë merri dënoji, kush të ka ndaluar. Keni 9 vjet në qeveri.
Zyla: Ju kishit drejtësinë dhe nuk lejuat të hetoheshin.
Shehu: Keni 9 vjet në qeveri.
Zyla: Ka qenë të mirë apo nuk ka pasur drejtësi.
Shehu: Ka pasur dhe të mirë dhe jo të mirë. Ata jo të mirët merri dënoji. Por ama këtë nivel korrupsioni kriminaliteti nuk ka pasur. Ta mbush me kanabis, me kompanitë fantazmë.
Zyla: Niveli i ndëshkueshmërisë është rritur. Si e matni ju nivelin e krimit dhe korrupsionit.
Shehu: Shikojini, i keni përditë para syve, me krimet, vrasjet që po bëhen.
Zyla: Nga televizori e shihni?
Shehu: Dhe nga televizioni, unë i besoj medias. Nuk është nder për ju në qoftë se thua se nuk i besoj medias.
Zyla: Ku e dëgjuat, e keni zakon që transformoni fjalën e njerëzve.
Shehu: jemi vendi i shtatë në prodhimi ne kanabisit. Grupet kriminale janë forcuar. Ku është shteti. Shteti kontrollon një pensionist që merr 300 mijë lekë të vjetra.